Skip to content

“Dua të shoh malin por…”, Braçe kritika për kullat e larta në Tiranë: Duhej menduar para se të ndërtohej (VIDEO)

640 0 6963b0d1ac396

Deputeti socialist ka bërë disa kritika ditën e sotme, në lidhje me ndërtimet dhe ndryshimin urban që tirana ka pësuar.

Në “Facebook”, deputeti ka publikuar një video ku shkruan se dëshiron të shohë malin e Dajtit të mbuluar nga bora, por ndërtesat e larta, duke fokusuar kullën e ndërtuar tek zona e njohur si “Ish 7-xhuxhat”, nuk e lejojnë. Sipas tij, kjo situatë tashmë është e pakthyeshme dhe duhej menduar para se të ndërtohej.

“Tirana e madhe. Në një qytet me malin pranë, unë dua të shoh malin, veçanërisht në rastin e rrallë me debore;

Ashtu siç në një qytet me det, unë dua të shoh detin, veçanërisht kur vjen me terësellume të pastrojë brigjet. Në Tiranë ka gjithnjë e më pak kënde për të shohur malin dhe bukurinë e tij, veç nga taracët e pallateve; është e pakthyeshme kjo, duhej menduar kur ndërtohej! Shihe sa bukur është!””- shkruan Braçe krah videos.