Farmacia e Natyrës është e pajisur plotësisht dhe shumë nga produktet e saj mund të ofrojnë lehtësim të menjëhershëm nga shqetësimet e thjeshta të përditshme.

Gjithmonë sigurisht me udhëzimin e mjekut përkatës, këto zgjidhje natyrale përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë dhe sigurisht e bëjnë jetën tonë më të mirë.

Shikoni tre ushqime që funksionojnë si ilaç…

1. Majdanozi

Hulumtimet kanë vërtetuar përfitimet e rëndësishme të majdanozit në dietën tonë: Ai ka veti antibakteriale kundër mikrobeve që shkaktojnë infeksione të traktit urinar – madje edhe disa prej atyre që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

2. Mjaltë hikërrori

Vjen nga nektari i luleve të hikërrorit. Është një ilaç i shkëlqyer për dhimbjet e fytit, i përshtatshëm edhe për fëmijët shumë të vegjël.

3. Fasule

Edhe pse na bëjnë të fryhemi, fasulet janë të pasura me fibra dhe janë të dobishme për një menaxhim më të mirë të sheqerit në gjak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re