
“Për herë të parë, Shqipëria do të prodhojë energji edhe nga era”.
Kështu shkruan në një postim të sajin në rrjetet sociale zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas Ballukut, kjo do të shtojë edhe një burim të ri në hartën energjitike të vendit duke diversifikuar më tej kapacitet prodhuese.
Deklaratat e Ballukut vjnë pas ceremonisë së dhënies së autorizimit kompanisë amerikane “CWP” për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë, i cili do të ketë një kapacitet prej 600 MW.
Postimi i Belinda Ballukut:
Një tjetër projekt i rëndësishme për sistemin energjetik shqiptar.
Për herë të parë, Shqipëria do të prodhojë energji edhe nga era, duke shtuar një burim të ri në hartën tonë energjetike dhe duke diversifikuar më tej kapacitetet prodhuese.
Një projekt strategjik që na afron më shumë me objektivin ambicioz “Shqipëria, vend eksportues neto i energjisë deri në vitin 2030.
