Skip to content

Aksident në Kavajë, makina përplaset me mjetet të parkuara dhe përmbyset, plagoset drejtuesi 24-vjeçar

640 0 696540dac3fad

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Kavajës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në bulevardin e qytetit të Kavajës, ku një automjet tip “Golf” është përplasur me disa mjete të parkuara.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me një tjetër automjet të parkuar e si pasojë e përplasjes mësohet se u dëmtuan disa mjete.

Ndërsa automjeti u përmbys në rrugë. Drejtuesi I mjetit më pas është dërguar në spitalin e Durrësit dhe sipas policisë ka marrë dëmtime të lehta, pa pasoja.