Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore, dyshohet se është arratisur këtë të martë, 13 janar.
I arratisuri është Altin Ndoci, i vënë në pranga me urdhër të SPAK.
“”
Burime per mediat kanë bërë me dije se Altin Ndoci, ka qëlluar punonjësin e policisë që e shoqëronte në dhomë dhe është larguar me shpejtësi nga kati i 3-të i infektivit duke zbritur nëpërmjet shkallëve.
Ndoci është arrestuar si pjesë e operacionit “Plumbi i Artë” dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.