Vijojnë kërkimet për të lokalizuar Altin Ndocin, i cili u arratis këtë mesditë nga spitali i Durrësit, teksa ishte shoqëruar nga policia e burgut për të kryer kontrolle mjekësore.

Ndërkohë, janë pezulluar nga detyra Drejtori i Burgut Durrës, Shefi i Policisë dhe disa zyrtarë të tjerë.

Altin Ndoci duket se e ka mirëmenduar planin për tu arratisur nga Spitali i Durrësit.

Vetëm 5 policë e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte shoferi, 2 të tjerë prisnin në furgon dhe vetëm 2 e shoqëruan brenda në spital.

Pasi është futur në dhomë, i burgosuri i ka kërkuar policit që të shkojë në tualet.

 

Sapo ka dalë prej andej, Ndoci ka goditur policin dhe është larguar me shpejtësi.

Dyshohet se një automjet tip Audi A7 e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit me të cilin është larguar drejt zonës së Spitallës.

Ndërkohë postblloqe të shumta janë vendosur në Durrës dhe Tiranë, ndërsa në burgun e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re