“Grenlanda preferon Danimarkën ndaj Shteteve të Bashkuara”, tha kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, në një konferencë për shtyp në Kopenhagen të martën.
Jens-Friedrich Nielsen e bëri qëndrimin e qeverisë së tij absolutisht të qartë në lidhje me diskutimet e fundit mbi statusin e ishullit, duke theksuar se vendi i tij nuk dëshiron të vendoset nën kontrollin ose sovranitetin e Shteteve të Bashkuara.
“Grenlanda nuk dëshiron t’i përkasë Shteteve të Bashkuara dhe nuk dëshiron të jetë nën kontrollin e tyre. Zgjedhja jonë është e qartë: ne mbetemi me Danimarkën”, deklaroi ai.
“Do të doja të përsërisja se Grenlanda nuk është në shitje”, tha kryeministri i Grenlandës, duke shtuar: “Ne kemi besim të madh në aleancën e NATO-s. Ne mbetemi të bashkuar me Mbretërinë e Danimarkës”/CNN
