Skip to content

IGJEUM, ja çfarë pritet të ndodhë: Ngrica në të gjithë territorin, vështirësi në transportin rrugor

moti 1

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim të ri lidhur me situatën hidrometeorologjike në vend.

Sipas përllogaritjeve, pritet të ulet rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve Drin dhe Buna. Prurjet dhe nivelet në ditët në vazhdim pritet që të ulen.

Sot pasdite dhe nesër, si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Reshjet:

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Lezhë dhe Durrës ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta.

  • Temperatura:
  • Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
  • në bregdet: 5 / 13 °C
  • në vendet e ulëta: 0 / 13 °C
  • në vendet malore: -1 / 8 °C

Era:

Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.