Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të martë një takim me demokratët e Lezhës, takim që përkonte edhe me 35-vjetorin e themelimit të degës në këtë qytet.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se, beteja e tyre nuk ka qenë vetëm me qeverinë, por edhe misionarët e saj në PD, si dhe kreun e mafias botërore, Xhorxh Soros.
“Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në. Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret. Punonte kundër jush”, u shpreh Berisha.
Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret. Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar.
Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë. Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.
Unë e them këtu, vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj dhe më i vështirë ishte vendimi për të mbështetur në vjeshtën e vitit 2021 Sali Berishën. Ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë.
Por kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë shqiptare dhe misionarët e saj në PD”, vijoi kreu i PD.
LEXO EDHE: “Pranuam rotacionin, dolëm në opozitë”, Berisha nga Lezha: Treguam besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë



