Skip to content

“Mallkimi” Mbappe, 5 trajnerë të larguar në 6 vite

mbappe


Në 6 vitet e fundit, Kylian Mbappe ka punuar me disa trajnerë të ndryshëm në klubet ku ka luajtur.

Së fundmi, listës së teknikëve që janë larguar i është shtuar edhe Xabi Alonso, i cili u nda nga Real Madrid pas vetëm shtatë muajsh në detyrë.

Humbja e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës ishte ndeshja e fundit e tij në pankinën madrilene për teknikun bask.

Mbappe reagoi me një mesazh përshëndetës në rrjetet sociale, duke vlerësuar punën e trajnerit spanjoll.

Në total, gjatë kësaj periudhe, sulmuesi francez ka bashkëpunuar me 6 trajnerë.

Këta janë Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier, Luis Enrique, Carlo Ancelotti dhe Xabi Alonso.

Nga këta, vetëm Luis Enrique arriti të qëndrojë në detyrë pa u larguar.

Tashmë, Real Madrii pritet të nisë një kapitull të ri me ish lojtarin Alvaro Arbeloa në krye të stolit.