Sipas raportimeve, ditën e sotme vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve dhe largimin e dherave në të gjithë qarkun:
Gjirokastër: Punime në njësinë Qytet (lagjet Granicë e Sipërme, Zinxhia, Pazar i Vjetër) dhe në njësinë Lunxëri (Dhoksat, Gjatë, Këllëz, Qestorat). Pastrime rrugësh edhe në Lazarat.
Libohovë: Rrugët hyrëse të Zhej, Lliar dhe Topovë mbeten të bllokuara, në pritje të raportit të gjeologëve.
Memaliaj: Një rrugë e brendshme mbetet e bllokuar, punimet do të kryhen ku nuk ka rrezik.
Dropull: Problematik dëmtimi i urës së Glinës nga shirat e fundit.
Përmet: Kalim i kufizuar në aksin Përmet – Dogana e Tre Urave; punime në fshatrat Bual, Hotovë, Mokricë, Kosovë, Tremsht dhe njësinë Piskovë për pastrimin e rrugëve.
Këlcyrë: Rrugët e pastruara, infrastruktura funksionon normalisht; vazhdon vlerësimi i dëmeve.
Tepelenë: Rruga Subash – Hormovë nuk lejon qarkullimin e mjeteve të rënda; punime për drenazhimin e ujërave dhe stabilizimin e tokës në Hormovë. Energjia elektrike furnizohet normalisht në të gjithë qarkun, ndërsa nivelet e lumenjve Vjosë dhe Drino janë normale.



