Në një postim të ri në rrjetet sociale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke iu drejtuar Groenlandës, tha se “NATO duhet t’u thotë danezëve të dëbojnë rusët dhe kinezët nga rajoni tani”.
Në një postim në Truth Social, duke iu referuar Rusisë dhe Kinës, Trump shkroi: “NATO: Thuaji Danimarkës t’i nxjerrë që këtej, TANI! Dy sajë me qen nuk ia dalin! Vetëm Shtetet e Bashkuara munden!!!”

Më parë, presidenti amerikan kishte deklaruar se çdo gjë jashtë kontrollit të SHBA-së është “e papranueshme”, duke përsëritur kërkesën e tij për kontroll të territorit danez vetëm disa orë para një takimi në Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje.
Ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe sekretarin e shtetit të SHBA-së Marco Rubio, pas javësh kërcënimesh nga Trump/CNN
