
Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Egnatias, në supersfidën e javës së 19-të në Superiore.
Sukses i rëndësishëm për shkodranët ndaj rivalëve direktë, në garën për titull. Një gol i shënuar nga Kallaku në minutën e 27-të, vendosi takimin.
Në fraksionin e dytë, rrogozhinasit gjetën barazimin me Buric, por goli i anulua për pozicion jashtë loje.
Në ndeshjen tjetër, Elbasani u ndal në shtëpi në një barazim 1-1 me Flamurtarin.
Pavarësisht humbjes, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 37 pikë, Elbasani 34 ndërsa Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 33 pikë të grumbulluara.
LEXO EDHE: GOLI/ Tirana e nis 2026 me këmbë të mbarë, mposht Bylisin në sfidën për mbijetesë




