Altin Ndoci është i burgosuri që u arratis ditën e djeshme nga spitali në Durrës, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa as tani, më shumë se 24 orë më pas, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Ndoci është një emër i njohur për autoritetet, teksa është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ky i fundit në dëshminë e tij do të deklaronte se Altin Ndocin dhe Talo Çelën i ka dashur të vrarë, pasi donin ti eleminonin vëllain.

I penduari i drejtësinë Nuredin Dumani, në seancën e 25 shkurtit 2025, do ti përgjigjej pyetjeve të avokatëve të të pandehurve në proces ku mes të tjerash ka përmendur edhe emrin e të arratisurit tashmë, Altin Ndoci.

Dumani do të deklaronte se pas konflikteve që pati me Talo Çelën dhe Altin Ndocin ka dashur që këta të dy të vriteshin, por jo nga dora e tij.

Pyetje-përgjigjet mes avokatit Qani Hasa dhe Nuredin Dumanit:

Avokati Qani Hasa: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç‘rrethana?

Dumani: Talon e kam njohur në fund 2009, fillim 2010. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.

Hasa: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij.

Dumani: Po, kam qenë, por edhe ka qenë tek shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.

Hasa: A kishte vëllezër?

Dumani: Po kishte dy.

Hasa: A kishe informacion me lëvizjet e Bujar Çelës, vëllait?

Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamuflohej taksixhi.

Hasa: Kur e ke njohur Erion Alibej?

Dumani: Janar-shkurt 2020.

Hasa: Ç’marrëdhënie krijuat?

Dumani: Shoqërore. E kam takuar gjithmonë tek shtëpia e tij.

Hasa: Keni thënë që ai kishte zbuluar ata që i vranë vëllanë dhe se do hakmerrej. Kur e vendosët se do hakmerreshit?

Dumani: Në fillim për Erion Alibej më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë. Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam tek një pallat ku takova Erion Alibeajn.

Hasa: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vellait të Alibeaj?

Dumani: Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo ti vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja.

Hasa: kur u bë kjo bisedë?

Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.

Hasa: Keni thënë që hartuat një listë?

Dumani: Pasi mësova që Alibeaj po hetonte për Talo Celën dhe pata një bisedë me Fatmir Troplinin vendosëm që do godisnim ne të Durrësit. Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re