Skip to content

VIDEO/ Dy gola dhe asist, Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi


Ernest Muçi e nis vitin 2026 aty ku la atë 2025.

Lojtari i Kombëtares vazhdon të shënojë në Turqi, teksa sot ka lënë shenjën e tij edhe në Kupë.

Dy gola dhe një asist nga ana e Muçit, për përmbysjen 1 me 6 ndaj Istanbulspor.

Në ndeshjen e raundit të dytë, me grup të përbashkët, që luhej në fushën e Istanbulspor, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili tundi rrjetën me një diagonale të shkëlqyer në minutën e 41-të.

 

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

Asisti më pas solli përmbysjen te Trabzonspori në minutën e 57-të.

Muçi nuk u mjaftua me kaq, pasi realizoi edhe një supergol tre minuta më pas.

LEXO EDHE: E ardhmja e Ernest Muçit/ Presidenti i Trabzonspor thyen heshtjen. Ç’pritet për yllin e Kombëtares