Skip to content

Altin Ndoci prej 2 ditësh në arrati/ Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” në GJKKO. Avokati: Mund të jetë në banesën e tij

altin ndoci

Altin Ndoci ndodhet në arrati prej dy ditësh.

Trupi gjykues vendosi që sot ta shtyjë seancën derisa Policia e Shtetit ta pajisë gjykatën me shkresën zyrtare që provon se Altin Ndoci nuk ndodhet në adresën e tij të ligjshme.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 20 janar. Aldo Shkëmbi, njëri prej mbrojtësve ligjorë të Altin Ndocit i ka kërkuar gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të bërë njoftimin sipas procedurës, sepse Altin Ndoci mund të jete edhe në banesën e tij

“ I kërkojmë gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të bërë njoftimin sipas procedurës, sepse Altin Ndoci mund të jetë edhe në banesën e tij, ne këtë nuk e dimë.”, ka thënë ai.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, ishte arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë.