Përdoruesit e platformës X (më parë Twitter) po përjetojnë probleme serioze, nuk mund të lidhen ose përmbajtja e faqes nuk ngarkohet.
Faqja kryesore duket bosh dhe është e pamundur të postosh. Pak pas orës 17:30, faqja e rrjetit social filloi të përjetonte probleme të shumta dhe duket se është plotësisht jashtë funksionit ose nuk funksionon siç duhet.
Sipas raporteve të përdoruesve në Downdetector, ata nuk janë në gjendje të hyjnë në platformë, të ngarkojnë përmbajtje ose të dërgojnë mesazhe.
Raportet vijnë nga vende të tilla si Greqia, Anglia, Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Meksika, Malajzia, Turqia dhe shumë të tjera, por deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë nga kompania/CNN

