Skip to content

Rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës

Reshjet e shiut ditët e fundit kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është ne kuotën e 283 metrave. Vetëm javët e fundit prurjet e lumenjve në liqenin e hidrocentralit të Fierzës u shtuan me 700 metër kub në sekonde, duke rritur nivelin e liqenit. Nëse reshjet vijojnë edhe  në ditët në vijim me te njëjtin intensitet, shumë shpejt liqeni mund te shkoje drejt pikës maksimale.