Gazetari Ervin Qafmolla ka evidentuar një prej atyre marrëzive me zarar në një Fjalor të ri të Gjuhës Shqipe në versionin online, shumë më tepër se një defiçencë e frikshme akademike, pasi ngjan
me një akt të ndyrë kundër një besimi, siç ai Islam, një shtyllë identitare e qënies dhe e historisë shqiptare.
Aty, siç evidenton edhe me pak ironi gazetari Qafmolla, has shpjegime gjuhësore për fjalët “biblike” e “talmudike”, e ku natyrshëm e njëjta gjë duhej të ndodhte dhe me fjalën “kuranore”, por pabesueshëm jo. E fundit as që ekziston. Eshtë kjo një vepër e Akademisë së Shkencave, e gjendur ironikisht mes dy xhamive në një distancë të shkurtër, Et’hem Beut dhe Namazgjasë.
“Ja pra, që krisma paska pasur. Veçanërisht interesant paraqitet fakti që janë kujdesur të trajtojnë edhe se çfarë i bie “talmudik”, por pa të njëjtin standard ndaj fesë ku përkasin shumica e besimtarëve në Shqipëri. Po nuk kanë edhe aq faj. Të vendosur mes Xhamisë së Et’hem Beut në njërën anë dhe asaj të Namazgjasë në tjetrën, gjuhëtarët Akademisë së Shkencave, të vendosur mes Skilës osmane dhe Karibdës neoosmane, mund të jenë ndier të sulmuar nga ezanet e gërshetuara, sa frustrimin e tyre e kanë shprehur në censurë. Nganjëherë janë pakicat ato që ndërmarrin
veprime ekstreme; sigurisht nisur edhe nga toleranca dhe zemërgjerësia e shumicës. Buzëqeshje dhe durim”, komentohet nga gazetari gjetja e tij, e cila, në një këndvështrim, nuk është aspak për të qeshur, është për të qarë.
Nëse e bën dhe këtë, për çfarë u duhet kjo palo Akademi Shkencash shqiptarëve? Sepse është fjala të godasësh një besim, emrat e të cilit kanë qenë etërit e shtetit shqiptar, pasi më herët ishin formësuesit e një identiteti kombëtar, prej të cilit quhemi shqiptarë; po, ata njerëz me xhybe e çallmë, shumë më akademikë kulturalisht se akademikët e sotëm të këtij palo fjalori, mu pse e ushqenin mendjen, shpirtin e vetëdijen me Kuran. /tesheshi



