Skip to content

VIDEOLAJM/ Mijëra faqe hetimesh, avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK

21111111111111

Avokati i Safet Bajrit është paraqitur sot për të tërhequr dosjen hetimore të SPAK, e cila për shkak të volumit të madh është transportuar me karrocë.

Safet Bajri, së bashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon, akuzohen nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, motivi i vrasjes lidhet me dyshimet e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte ekzekutuar një anëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana, më 15 korrik 2018.