Shqiptari i vrarë sot në burgu e Koridhalos është një emër i njohur i botës së krimit në vendin tonë.

Ai është Jani Aliaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ai u arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë. Gjatë kontrollit ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato, Athinë, për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016.

Aliaj është i lindur në Tepelenë dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut.

Policia nuk mundi të provonte autorësinë e Elton Çiços, ndërsa vetë Jani Alia deklaroi se ishte vetëm një ngatërresë.

Prej këtij momenti Jani Alia zhvendoset në Tiranë dhe kërkon ndihmën e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme.

Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin.

Pas vrasjes së Elton Çiços, miqtë e tij, mes tyre Andi Mustafaraj premtuan hakmarrje.

PËRPLASJET

Vetëm 4 muaj pas vrasjes së Çiços, dhe pak kohë pas mesazhit të Mustafarajt, më 21 gusht të vitit 2016, rreth orës 15:35 në një lokal në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë iu bë atentat me armë Nelgert Patës, i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt.

Për shkak të disa bimëve dekorative që kishte lokali, Nelgert Pata i shpëtoi fushëpamjes së atentatorit dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh. Menjëherë pas ngjarjes Pata u largua në drejtim të paditur.

E njëjta skemë është ndjekur edhe në atentatin me armë ndaj Andi Mustafarajt me 28 tetor në një lokal në zonën e Ish-ekspozitës.

Ai është mbajtur në vëzhgim derisa ka zbritur nga makina dhe është ulur në kafe, ku u qëllua 3 herë me armë duke mbetur i plagosur.

Vrasja e tretë është ajo e 34-vjeçarit Nelgert Pata, mik i Jani Aliajt dhe rival i grupit të Elton Çiços. Pata u ekzekutua në makinën e tij dhe u gjet vetëm pak minuta më vonë nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re