Vrasja me çekiç në Krujë, detaje te reja nga ngjarja


Detaje te jeta jane zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate në Krujë, ku 57-vjeçari Petrit Ndou u vra me çekiç pas një sherri me një të ri.

Nga informacionet mesohet se motiv i sherrit ka qenë një incident që ka ndodhur në rrugë, pasi automjetet që drejtonin autori dhe viktima kanë patur një fërkim njëri me tjetrin në aksin Thumanë-Kashar. Ndou ka qenë duke udhëtuar në makinë me bashkëshorten e tij, ndërkohë që autori i dyshuar, 28-vjeçari me inicialet A.V, i i shoqëruar nga dy persona të tjerë, lidhje të afërta të tij.

Pas fërkimit mes makinave, palët kanë dalë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. I riu ka marrë një çekiç me të cilin ka goditur 57-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend me një goditje të vetme.

Të gjithë dëshmitarët janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, gjë që ka bërë të mundur sqarimin paraprak të rrethanave të ngjarjes.

Viktima dhe autori nuk rezulton të kenë patur një njohje të mëparshme.