Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka pritur këtë të martë në një takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e Mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri Vengu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe rolin e saj si aleate e besueshme në kuadër të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet mike dhe aleate.

“Kënaqësi të prisja në Tiranë homologun belg Theo Francken, një mik i vyer i vendit tonë. Me Belgjikën po punojmë për të thelluar bashkëpunimin në stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe industrinë e mbrojtjes, si pjesë e përpjekjes për të rritur kapacitetet tona dhe sigurinë rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re