Një 33-vjeçar shqiptar po gjykohet në Gjykatën e Këlnit, pasi është akuzuar për torturimin e një bashkëpunëtori të tij në një bandë droge, raportojnë mediat

Sipas aktakuzës, viktima u mbajt peng për rreth një javë dhe u torturua brutalisht, ndërsa autorët i prenë dy gishtat e këmbës, i shkaktuan djegie me shufra hekuri të nxehtë dhe e dogjën me cigare. I pandehuri gjithashtu i drejtoi një pistoletë duke kërcënuar: “Do të të vras!”

Ngjarja ndodhi pas humbjes së një telefoni celular që përmbante të dhëna të ndjeshme mbi klientët e drogës, i cili përdorej për organizimin e shitjeve. Kur u kuptua zhdukja e telefonit, viktima u mbajt e mbyllur në një apartament në lagjen Kalk të Këlnit, ku autorët tentuan ta detyronin të dorëzonte telefonin ose të pranojë se e kishte dorëzuar te policia.

Personi që u dhunua, konfirmoi ngjarjen në gjykatë, por refuzoi të tregojë vendbanimin e tij aktual për shkak të frikës. Ai pranoi gjithashtu se kishte qenë më parë pjesë e bandës dhe kishte marrë dënim nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokati mbrojtës deklaroi se i pandehuri kishte pranuar pjesëmarrjen në marrjen peng dhe dëmtimin e viktimës, por mohoi përdorimin e armës apo pincës. Ai shtoi se klienti i tij kishte tentuar t’i paguante viktimës një dëmshpërblim, por paratë nuk ishin të disponueshme për shkak të veprimeve të babait të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re