Skip to content

Shqipëria drejt BE/ Kryenogaciatorja: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, në konferencë me gazetarët u shpreh se për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet.

“Pas shumë vitesh, Shqipëria do ketë një ligj që do rregullojë aktivitetin e lobimit. Pas 31 vitesh, Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizonim. Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente”, tha ajo.

Ajo falënderoi median dhe gazetarët, që sipas saj, rreth 70% e tyre janë të informuar në lidhje me çështjen e integrimit.

“Mbi 70% e qytetarëve shqiptarë thonë se janë të informuar për negociatat, prandaj një falënderim për gazetarët në rritjen e informimit të qytetarëve për këtë aspiratë të madhe të shqiptarëve, një aspiratë brezash. Puna juaj ka qenë katalizator.”, tha  ajo.