
Futbollisti kuqezi, kishte dalë në ndihmë të sulmit për të tentuar një gol barazimi, meqë miqtë ishin në udhëheqje në ato minuta, edhe për Bodrumspor kishte gjetur rrjetën Taulant Seferi.
Pas një topi në zonë, Ajeti tentoi që të bënte një gjuajtje me veprim akrobatik. Por në vend që të kapte topin, ai goditi plotësisht në kokë një nga futbollistët kundërshtarë, duke e shtrirë të trullosur në tokë.
Gjyqtari i dha fillimisht kartonin e verdhë Ajetit, por më pas, u ftua nga VAR të shihte pamjet dhe ndryshoi ngjyrën e tij, duke i treguar të kuqin futbollistit të Kombëtares shqiptare.



