
Presidenti amerikan Donald Trump po mban fjalën e tij në Forumin Ekonomik në Davos. Trump theksoi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur të ndalojë tetë luftëra.
“Kjo është një ditë shumë emocionuese, e cila është përgatitur prej kohësh. Shumë vende sapo kanë marrë njoftimin e tyre dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Ne do të bashkëpunojmë me shumë të tjerë, përfshirë Kombet e Bashkuara.”, tha ai.
Presidenti amerikan shtoi se Sot, bota është më e pasur dhe më e sigurt, më paqësore sesa ishte vetëm një vit më parë, falë përpjekjeve të tij.
