Skip to content

“Palloshi i saj…”, Berishës i ndërpritet fjala në Parlament: Nxirre jashtë Belindën!

000 6

Kreu i PD Sali Berisha nisi fjalën e tij në seancën e sotme në Parlament duke vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, por më pas ai iu drejtua kryeministrit Rama, duke e cilësuar si “palloshi i Belindës’.

Në këtë moment kryeparlamentari Peleshi e ka paralajmëruar Berishën për të liruar foltoren ose do të merren masa ndaj tij.

“Kjo seancë sot në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë besnik ne çështjet e sigurisë ndaj SHBA-ve dhe vlerësimin tonë maksimal për një nga paqet më të vështira si ajo në Gaza, figurat butaforike, palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca… nxirre jashtë Belinden, Belinda i ka thënë pallosh, jo unë”, tha ai.