
TIRANË- Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të enjte seancën e shqyrtimit të padisë së kryeministrit Rama pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku.
Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar shfuqizimin e saj dhe lënien në detyrë të Ballukut si ministre dhe zv.kryeministre.
Sipas përfaqësuesve të tyre, pushteti gjyqësor nuk mund të ndërhyjë tek ai ekzekutiv, dhe aq më tepër të pezullojë një ministër, që sipas tyre është de fakto një shkarkim, dhe shkarkimi ndodh vetëm me autorizim të Kuvendit.
Ndërsa vetë Gjykata e Posaçme nuk pranoi të përfaqësohet në këtë seancë. Të pranishëm ishin dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji pasi ftoi palët në proces dhe ato të interesuara të paraqesin konkluzionet tyre, njoftoi mbylljen e seancës, ndërsa pritet vendimin mbi padinë e kryeministrit.
“Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Trupi gjyqësor tërhiqet për vendim, data dhe ora do t’u komunikohet sipas parashikimeve ligjore” ,tha kryetarja e Gjykatës Kushtetues
