Skip to content

Denoncimi për Rossman&Lala! Qytetarja paguan detergjentin, gjen shishen thuajse të boshatisur!

0258cd8c 7f36 475d 9f84 dea0b29671c0

Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së BalkanWeb lidhur me produktet që tregtohen në dyqanin Rossmann & Lala, ku klientët ankohen për mospërputhje mes çmimit dhe sasisë reale të produkteve.

Sipas një qytetare, e cili ka blerë një detergjent rrobash, shishja rezulton të jetë vetëm rreth një e treta e mbushur, pavarësisht se është shitur si produkt i ri dhe i mbyllur. Klientja shprehet se është ndier i mashtruar, pasi ka paguar një çmim relativisht të lartë për një sasi thuajse të papërfillshme.

Në videon e filmuar nga klientja duket qartë se produkti është pothuajse i zbrazur, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kontrollin e cilësisë dhe respektimin e konsumatorit. Ky rast shton shqetësimet për transparencën ndaj klientëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, ndërsa pritet një reagim nga Rossmann&Lala apo nga institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut.