Skip to content

Në një vend ku ligji nuk tmerron vetë kryeministrin, ai nuk është shtet ligjor, ai shtet shkon drejt zhdukjes!

WhatsApp Image 2026 01 08 at 07.27.02 1 1080x570 1 750x396 2

Nga Vladimir Dushniku

Nëse nga ligji nuk tmerrohet i pari vetë kryeministri, atëherë krimineli dhe i korruptuari hidhen vallë, bile ata futin në thes edhe vetë kryeministrin! A nuk ka thënë vetë sulltani Rama se, “Ne nuk i denoncojmë të korruptuarit në prokurori”?

A nuk e pranon ai vetë kështu se është nxënësi dhe mbrojtësi i të korruptuarve? Nëse ligji nuk ka fuqinë dhe rreptësinë për t’i futur këmbët në një këpucë vetë kryeministrit, doemos që i pari është ky kryeministër që do ta formulojë ligjin si plastelinë, që ta përdorë atë kur t’i duhet si letër higjenike, siç edhe ka bërë!

Çfarë vlere paska Kushtetuta e RSH që mbron kryeministrin apo deputetin që akuzohet për korrupsion nga drejtësia, por atij nuk mund t’i hiqet imuniteti? Po këtij kryeministri dhe deputetit, kush ia ka dhënë këtë imunitet, që të mbrohet sikur qenka engjëll, kur në fakt është djall?

Çfarë gjykate kushtetuese paskemi ne, që mbron ligjin e listave të mbyllura, që shfuqizoi nenin 2 të Kushtetutës së RSH, sipas të cilit “Sovraniteti në RSH i përket popullit”, por që këtej e tutje ky popull do trajtohet sikur të ishte dordolec? Një vend që Kushtetutën e përdor si fletore vizatimi, që fëmijët plotësojnë figurat bosh me ngjyra, doemos që ajo do shërbejë si model dhe për ligjet që të shërbejnë si të tilla!

Çfarë shteti ligjor jemi ne, kur Kushtetuta e RSH u miratua me referendum popullor, ndërsa është ndryshuar më pas vetëm me shumicë votash në Kuvend, bile këto ndryshime i pranon edhe vetë Kushtetuta, se me djallëzi ashtu e kanë bërë hartuesit e daj! Atëherë pse u përdor Referendumi popullor? Doemos për propagandë, se gjoja ne qenkemi demokraci!

Por ligji që të funksionojë si i tillë, kërkon patjetër edhe një drejtësi po aq tmerruese për kryeministrin në radhë të parë! Por që të jetë drejtësia e tillë, ajo medoemos duhet të zgjedhet dhe të votohet nga qytetarët, sepse ata janë viktimat e vetme të një drejtësie të paaftë dhe të korruptuar!

Nga ana tjetër është po aq jetike që deputetët, kryebashkiakët etj. të zgjidhen dhe votohen nga të gjithë shtetasit shqiptarë me të drejtë vote brenda dhe jashtë vendit, duke pasur Shqipërinë vetëm një zonë zgjedhore, e jo siç bëhet sot që mandati i deputetit sigurohet me votat e votuesve të një qarku, ku krimi dhe korrupsioni e ka më të lehtë të shesë dhe të blejë votat, edhe me një thes miell!

Që të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duhet që të shkurtohet administrata qendrore dhe vendore, deputetët, ministritë etj. 50%, sepse jo vetëm që popullsia është sa një bashki në Evropë, por edhe të gjitha shërbimet shtetërore dhe vendore janë privatizuar dhe administratës i ka mbetur vetëm të dredhin zinxhirin apo të bëjnë paradë mode të veshjeve në korridoret e sallave të Kryeministrisë dhe ministrive etj.

Shkurtimi i administratës qendrore dhe vendore ka rëndësi jetike, se me një administratë të madhe, të joshur me rroga të larta, partisë në pushtet i duhet kjo administratë vetëm për fushatat elektorale, për të fituar sasinë e nevojshme të votave! Këto janë “thembra e Akilit” ku duhet goditur qeveria dhe PD-ja, që kanë heshtur sepse të dy palëve, në rast alternimi të pushteteve, u intereson një sasi kaq e madhe e vendeve të punës për të punësuar militantët e vet!

Por si bëhet i mundur ekzistenca e këtij ligji? Një ligj i rreptë për të gjithë qytetarët e një vendi do të jetë i mundur vetëm nëse ai parashikon vetkontrollin, kontrollin institucional, llogaridhënien dhe transparencën ndaj çdo veprimi, urdhri, vendimi, investimi etj. para se të vihen në zbatim!

Por mbi të gjitha, ligji merr drejtësinë dhe rreptësinë e tij, nëse ai vihet nën kontrollin e qytetarëve të vet, të cilët janë jo vetëm përfituesit e tij, por janë akoma më shumë të interesuar për rreptësinë e zbatimit të tij, sepse ata janë edhe viktimat e vetme të korrupsionit, që është pasojë e ligjeve të formuluara qëllimisht me djallëzi!

Një ligj duket haptazi se është kundër interesave të shumicës së shqiptarëve, nëse nga zbatimi i tij vuan qofte edhe një qytetar i vetëm, e jo më me mijra apo shumicën e qytetarëve! Të tilla ligje të këqija ka pasur në shumicën e rasteve në Shqipëri, se këtë e ka pohuar vetë autori i tyre indirekt, diktatori Rama, kur kritikave apo akuzave ndaj tyre për korrupsion, ai gjithmonë u ka dalë në mbrojtje me sloganin se, “Kështu e ka gjithë bota”! etj.

Si nuk ka turp që gënjen pa skrupull ky otoman, kur thotë se, “Nuk ka djalë në moshën 35-40 vjeç të marrë shtëpi me ato rroga në çdo vend të Europës? Jo, nuk ka asnjë!” Po mashtron zoti diktator, se të tregoj unë ty, që edhe në Amerikë ndodh kjo gjë normalisht, sepse atje nuk punojnë vetëm në turizëm 3 muajt e verës siç propagandon ti!

Nëse në Shqipëri duhet t’i jepej prioritet për zhvillimin e vendit, SHFRYTËZIMI I PASURIVE KOMBETARE ME CIKEL TË PLOTË DHE TË KRIJOHEN KUSHTET PËR INVESTIMET E HUAJA NË ZHVILLIMIN E INDUSTRIVE, atëherë rinia do të punësohej në punë të specializuara dhe me rroga të larta, bile edhe do kryente disa punë paralel, falë aftësive inteligjente që kemi në GJENE, si komb!

Por si mund të realizohen këto kur jeni ju i pari që bëni propagandë negative kur thoni se “KËTU PUNË KA, POR NUK KA PROFESIONISTË”? Si është e mundur që në mendjen e këtij sundimtari antishqiptar bota paska vetëm shembuj negativë dhe asnjëherë pozitive!

Nëse bota do të ishte e tillë, atëherë ajo me siguri do të ishte shkatërruar me kohë, ashtu siç e kanë shkatërruar Shqipërinë Berisha dhe Rama! Atëherë e pyes këtë njeri: Nëse në botë paska vetëm përvojë negative dhe aspak pozitive, atëherë mos vallë kjo nënkupton se, Diktatura Komuniste PASKA QENË MË E MIRE DHE E PASKEMI RRËZUAR KOT?

Apo truri i këtij diktatori nuk është në gjendje të kapë sinjalet pozitive nga bota për t’i vënë në shërbim të popullit të vet? Atëherë për çfarë e duam këtë fare kryeministër anadollak, që është i aftë vetëm për të “pirë gjakun” popullit të vet me krime dhe korrupsion