
Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, situata para Kryeministrisë u tensionua, teksa një grup protestuesish hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Veprimi u krye në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga forcat e rendit.
Ndërkohë forcat e rendit ndërmorën veprime për të rivendosur kontrollin në zonën përreth Kryeministrisë dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para kryeministrisë.

Si pasojë e ndërhyrjes, protestuesit u shpërndanë, ndërsa u njoftua qe të gjithë të pranishmit të drejtohen Parlamentit.



