Gjatë fjalës së mbajtur në protestën e opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për bllokim të drejtësisë dhe korrupsion në shkallë të gjerë.
Berisha deklaroi se, sipas tij, Rama ka penguar funksionimin e drejtësisë për të mbrojtur veten dhe familjarët. “Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij pasi ka vjedhur miliarda,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se largimi i kryeministrit nuk do të vijë vullnetarisht.
“Kryehajduti i shqiptarëve nuk ikën, por përmbyset nga zemërimi dhe revolta juaj,” tha Berisha duke iu drejtuar protestuesve.
“Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur vetën dhe familjarët e tij pasi ka vjedhur miliarda.
Kryehajduti i shqiptareve nuk ikën, por ai përmbyset nga zemërimi dhe revolta juaj.
Një javë të tërë Rama krekosej me një ftesë formale që Trump u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes, e patë si Rama e përdori atë ftesë për të shitur veten sikur ishte themeluesi. Po cfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese, Ramën nuk e pranonte sallën. Rama gjendje në parlament duke bërë avokatin e Lubisë, duke ulëritur dhe duke sharë si ordiner opozitën.
Koha ka ndryshuar, stina është e jona.
Ne sot nuk jemi më një parti, nuk jemi as për një individ, nuk jemi këtu për asgjë tjetër, por jemi për ndërgjegjen tonë, për idealet tona”, tha Berisha.