Skip to content

“Si e ke emrin o çun”? Momenti i shoqërimit të 11-vjeçarit nga policia në protestën e PD

photo output 22

Ky është momenti që ka ngjallur reagime të forta teksa është regjistruar gjatë protestës së PD.

Forcat e policisë shoqërojnë një fëmijë 11-vjeçar të quajtur Romeo Kora.

Në pamjet e shpërndara, dëgjohet personi që ka bërë videon i cili i drejtohet të miturit me fjalët: “Si e ke emrin o çun?”, ndërsa efektivët e fusin në automjetin e shoqërimit.

Një efektiv e mban me pranga në duar 11-vjeçarin.

Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të të miturit i cili është mbajtur në komisariat.