Skip to content

Rruga Peshkopi-Lurë shembet pa u inauguruar. Segmenti i ri rrezik për aksidente, punime me cilësi të dobët

collage 2

Rruga e Lurës, një projekt i pritur prej vitesh nga banorët dhe turistët, është shembur para se të inaugurohej zyrtarisht.

Segmenti Peshkopi-Lurë ka pësuar shembje pranë fshatit Çidhen. Edhe në disa pjesë të tjera ky aks paraqet probleme. Kujtojmë që rruga e Lurës nuk ka përfunduar e gjitha, pasi ende vijojnë punimet për asfaltimin e saj.

Shkak për dëmtimin ka qenë cilësia e dobët e punimeve të kompanisë Biba-AL sh.p.k

Skandalet me rrugët kanë ngritur shqetësime të mëdha mbi përgjegjësitë e kompanive të ndërtimit, por edhe autoriteteve që mbikëqyrin zbatimin e projektit.