Skip to content

Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni bie në humnerë, dy viktima dhe një e plagosur

1766750045 ambulance 1

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Kabash-Porocan në Gramsh.

Sipas raportimeve, një kamion ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i kamionit dhe një mësuese.

Ndërkohë, një infermiere ka mbetur e plagosur.