Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve, makina është përfshirë nga zjarri në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Botanik.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ngjarja, apo automjete të tjera të prekura nga zjarri. Gjithashtu nuk dihet asnjë informacion për shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
