Skip to content

Foltorja e parë e PD pa Berishën, gazetari jep detaje: Ndodhet në Strasburg! Mesazhet janë të njëjta

WhatsApp Image 2026 01 26 at 18.51.53 675x450 1

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka zbuluar detaje nga foltorja e kësaj të hëne që po zhvillohet para Kryeministrisë. Kjo foltore zhvillohet pa praninë e kreut të PD, Sali Berisha.

Hoxha thekson se Berisha ndodhet në Strasburg për punimet e mbledhjes së Këshillit të Evropës. Ai shton se Berisha ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive evropianë për të marrë mbështetje për kauzat e tij.

“Zoti Berisha ndodhet që prej mbrëmjes se djeshme në një vizite ne Strasburg ku po merr pjesë në punime te mbledhjes se Këshillit të Evropës duke marre pjese në takime te ndryshme me përfaqësues të partive të djathta evropiane ne duke kërkuar qe të marrë ne vijim mbështetje për kauzat e opozitës.

Ditën e sotme foltorja ashtu siç ka ndodhur edhe të hënat e shkuara është duke u zhvilluar në këto momente. Është e para nga foltoret që PD organizon përballë Kryeministrisë pa praninë e zotit Berisha.

Për hir të së vërtetës pjesëmarrja nuk ka ndryshuar shumë, nga foltoret e fundit është pak a shumë në të njëjtat shifra të militanteve që zakonisht marrin pjesë në këto takime të këtij formati.

Janë shumë më të vogla se ato që kemi parë në protestat si ajo e 22 dhjetorit por edhe ajo e së shtunës së kaluar ku gjithë kjo pjesë e bulevardit ishte e mbushur me qytetarë.

Mbrëmjen e sotme janë vetëm disa qindra mbështetës të PD që i janë bashkuar kësaj foltore. Mesazhet janë po të njëjta siç i kemi ndjekur në foltoret e mëparshme”, tha ai./Euronews