
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim në Knesset, ku sot ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, vlerësoi vendin tonë për mbështetjen e ofruar për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai tha se “Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e të keqes”.
Gjatë fjalimit të tij, ai premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë.
“Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë. Mbështetje për siguri, luftën kundër terrorit, në teknologji, reformat tregtare dhe turizëm. Njerëzit izraelitë janë të zgjuar, e dinë çfarë shohin, çfarë zgjedhin dhe e kanë njohur si një destinacion turistik. Një vend i shkëlqyer për izraelitët dhe shohim një rritje gati me 1 mijë % që vijnë vizitojnë Shqipërinë, edhe falë shijes suaj estetike, po e bëni Shqipërinë më të bukur”, tha ndër të tjera Netanyahu.
LEXO EDHE: “Nuk u mblodhëm kurrë në mitingje kundër Izraelit”, Rama takon Netanjahun: Do mbështesim planin për Gazën



