Futbollistët e kombëtares shqiptare po kalojnë një moment jo të mirë, ku një pjesë e tyre nuk kanë minuta, edhe pse pas dy muajsh luhet ndeshja e play-off-it përballë Polonisë.

Një prej tyre është Kristjan Asllani, futbollist kyç për formacionin e Sylvinhos, i cili ende është pa ekip.

Zyrtarisht te Torino, por jashtë çdo plani të ekipit italian, ai ka refuzuar disa oferta, e fundit nga Turqia, ku bëhej fjalë për Besiktas.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, bisedimet kanë rinisur me Genoan, skuadër që më herët 23-vjeçari i tha “jo” për shkak të pagës.

Në një situatë ku mund të mbetet pa skuadër dhe pa minuta deri në fund të sezonit, Asllani ndoshta do të duhet të pranojë një zgjidhje të paktën 6-mujore.

Situata është krejt ndryshe për Ylber Ramadanin, i cili duket i lumtur te Lecce dhe ka vendosur të rinovojë kontratën.

Sipas “Tuttomercatoweb”, mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e ekipit edhe për një vit.

Kujtojmë se, në ndeshjen e kësaj fundjave, përballë Lazios, Ramadani u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re