Skip to content

Konferenca Ndërkombëtare ndaj Antisemitizmit/ Rama: Shqipëria, vend i sigurt për hebrenjtë

IMG 7010

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në Konferenca Ndërkombëtare mbi Luftimin e Antisemitizmit që mbahet në Izrael.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rolin e Shqipërisë në strehimin e hebrenjve, pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht mundësive të pakta si vend i vogël, por nga shpirti i madh i shqiptarëve.

  • “Është një nder i madh të qëndrosh liderëve dhe drejtuesve të komunitetit hebre, shumë prej të cilësve janë edhe miq të Shqipërisë. Jemi vend i vogël në hapësirë dhe shifra, por me një shpirt të madh.
  • Më lejoni të them se pak kohë më parë mësova se popullsia e Izraelit i tejkaloi 10 milionë, dhe ndjeva gëzum sepse çdo jetë hebreje e re është një bekim , jo vetëm për Izraelin, por edhe botën.
  • Bota që është kundër hebrenjve, nuk mund të kthehet kurrë nga paqja. Trashëgimia nuk as nuk fillon e as nuk mbaron pa kost. Kur pas Luftës së Dytë Botërore hebrenjtë po kërkonin se ku do t’i shpëtonin vdekjes, shumë prej tyre erdhën në Shqipëri dhe iu shpëtua jeta.
  • Përmes besës, fjalës sonë të shenjtë të nderit, kishte një premtim të lidhur me jetën. Ata gjetën një strehë të sigurt në Shqipëri, ishte një refleks dhe një ndjes”,-tha Rama.