Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në një studio televizive, ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria ka menaxhuar buxhetin e shtetit, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorim abuziv të akteve normative dhe për devijim të fondeve publike drejt projekteve që, sipas tij, mbajnë erë korrupsion.

Gjatë bisedës televizive, Bozdo u shpreh se aktet normative, të cilat ligji i parashikon vetëm për raste të jashtëzakonshme, janë kthyer në një praktikë të zakonshme. ‘Ky është akti i 11-të normativ me të cilin ndryshohet buxheti i shtetit. Fakti që kjo ka ndodhur 11 herë vetëm gjatë vitit 2025 tregon qartë se si është menaxhuar buxheti,’ tha ai.

Sipas deputetit demokrat, Këshilli i Ministrave po e ndryshon buxhetin sipas vullnetit të vet, ndërsa Kuvendi mbetet vetëm në rolin e ‘noterit’, duke miratuar vendime të marra tashmë nga qeveria. ‘Fondet janë çuar atje ku ka dashur qeveria dhe kryeministri, ndërsa Kuvendi thjesht i ka miratuar,’ theksoi Bozdo.

‘Ky është akti i 11 normativ, me të cilin ndryshon buxhetin e shtetit. Pra, atë që ligjvënësi e njeh si le të themi një procedurë ligjore që mund të përdoret në raste të jashtëzakonshme. Fakti që është përdorur 11 herë gjatë vitit të kaluar, 2025, tregon qartë për mënyrën se si është menaxhuar buxheti i shtetit.

Diçka që operohet dhe ndryshohet dhe miratohet dhe ndryshohet vetëm me ligj. Këshilli i Ministrave vendos ta ndryshojë sa herë i do qejfi dhe të gjitha aprovimet që bën kuvendi, këtë rast janë ekspost pra, me pak fjalë, Këshilli i Ministrave i ka çuar fondet atje ku do ai, ë, kuvendi në këtë rast nuk i mbetet vetëm të notifikojë, të noterizojë atë që Këshilli i Ministrave ka bërë. Atë që kryeministri dhe qeveria e ka bërë.

Çështja kryesore këtu për të gjitha këto para të shpenzuara është paaftësia ulëritëse e administratës shqiptare për të investuar paratë në projekte zhvillimore. Këto janë para të cilat në qoftë se, le të themi, administrata do të kishte qenë në lartësinë e duhur, do të kishin qenë të gjitha të ë, programuara dhe të kanalizuara në projekte të caktuara.

Në cilat projekte? Në të gjitha llojet e projekteve. Infrastrukturë, në shkolla, në spitale, në shërbime, atë për të cilën Shqipëria ka shumë nevojë, ka më shumë nevojë se kurrë, por fakti është që praktikisht nëpërmjet këtyre akteve normative janë më shumë se 600 milionë euro dhe vetëm akti i fundit është diku mos gaboj te 300 milionë euro që rishpërndahen, tashmë në janar të 2026-ës, ë, për, për çfarë? Për të paguar skemat e bujqësisë.

Për shembull, ky është një rast që është një rast flagrant. Imagjinoni bujku që ka nevojë për ato para, aq më tepër pas përmbytjeve si drita e diellit, domethënë e ka të domosdoshme financimin, tani detyrohet t’i marri këto para me me vonesë sepse administrata nuk ka bërë punën e saj. Për çfarë tjetër?

Në dy përmbytjet e njëpasnjëshme të ndodhura në Shqipëri, në nëntor dhe në fund dhjetorit dhe fillim të janarit, një përmbytje që ka shkaktuar dëme, vetëm e fundit, përllogaritet nga 150 deri në 300 milionë euro dëme. Po të fusim edhe 70 deri 100 milionë euro dëme të përmbytjes së parë e cila ishte më e vogël.

Këto janë përmbytje shumë të mëdha që kanë lënë një impakt shumë të madh, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Janë me qindra mijëra fermerë, familje fermerësh por dhe banesa të shkatërruara në ato zona.

Veçanërisht në zonën e Beratit, në Dimal edhe në Kuçovë, në fshatra të tërë, zona prodhuese, me sera, zona eksportuese, toka me qindra mijëra hektarë tokë nën ujë. E pra, kjo është diçka tani që mban, më falni për shprehjen po mban vërtet erë. Në një anë kemi kaq shumë lekë për t’i shpenzuar, për t’i çuar ndoshta dhe në drejtime që nuk janë të nevojshme.

E në anën tjetër, me këtë akt normativ nuk i çojmë pikërisht atje ku duan ne. Dhe është një histori e gjatë e trajtimit të akteve normative. Po besoj unë, biseda dhe gjithë debati sot u kanalizua ekzaktësisht, ekzaktësisht për këtë. Dhe pastaj na thonë pastaj që s’keni para, po paratë aty i kanë.

Këto çështje që ju ngritët, praktikisht kanë ndodhur thuajse në çdo vit të qeverisjes socialiste, duke filluar po përjashtoj 2013-ën, se nuk besoj që kanë pasur kohë, nuk jam shumë i sigurt, por duke filluar nga viti 2014. Mbani mend të gjitha llojet e koncesioneve që janë dhënë, e fillojmë me koncesionet në shëndetësi’, tha ndër të tjera deputeti i PD-së, Bozdo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re