Nga mjekja pediatre Zerina Sheme

Këshilla rreth ajrit të kondicionuar tek fëmijët. 

Nëse përdoret në mënyrë korrekte, kondicioneri nuk i bën keq as të porsalindurve dhe as fëmijëve më të rritur. 

I ndihmon të rregullojnë temperaturën e trupit duke evituar ftohjen ose mbinxehjen. Kështu temperatura e ambientit ku ata qendrojnë duhet të jetë rreth 24-27 °C.

Përdorni pajisje për rregullimin e lagështisë së ajrit e cila duhet të jetë në parametrat rreth 50-55% .

 Kjo gjë ndihmon në komfortin e rrugëve të frymëmarrjes.

Këshilla 

Nje fëmijë nuk duhet të ekspozohet në ajrin e drejtpërdrejtë të kondicionerit!

👉Ajroseni dhomën për pak minuta në intervale çdo 2-3 orë!

👉Shmangni ndryshimet e mëdha dhe të  menjehershme të temperaturave!

Nese jeni duke udhëtuar me makinë, fikni ajrin e kondicionuar  pak para se të zbrisni !

💎Mos harroni edhe mirëmbajtjen e filtrave të ajrit.

Ato mund të bëhen burim infeksionesh nëse nuk pastrohen.

Persa i përket  gjatë natës, kondicioneri fiket.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re