Një aksident tragjik ndodhi dje në 28 janar në autostradën DN6 në Rumani, e njohur nga vendasit si “rruga e vdekjes”, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe duke lënë të plagosur disa të tjerë.
Në autostradadë u përplasën fatalisht një furgon që transportonte tifozët e klubit grek PAOK dhe një kamion me shofer polak, i cili ka më shumë se 34 vjet eksperiencë.
Shoferi i kamionit, i cili ka përshkuar mbi një milion kilometra gjatë punës së tij, u shpreh i tronditur për ngjarjen.
“Kam ecur me kamion për 34 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Për herë të parë përballem me një situatë të tillë”, tha ai për median rumune “Libertatea”.
Ai përshkroi momentet e tensionuara që ndodhën brenda pak sekondash në autostradë, duke theksuar se ishte një përplasje që ndoshta ka ndodhur, për shkak të një gabimi në manovrim nga shoferi i furgonit.
Ky aksident konsiderohet më i rëndi se çdo tjetër në rrethin e Timișoarës gjatë 20 viteve të fundit dhe ngre pikëpyetje serioze për sigurinë në autostradat rumune. Ekspertët theksojnë se DN6 ka infrastrukturë të vjetër, mungesë të korsive të sigurta dhe shpesh shkelje të rregullave të trafikut nga shoferët.
Autostrada DN6 lidh qytetet kryesore të Perëndimit të Rumanisë dhe ka fituar famë të keqe për shkak të aksidenteve të shumta në të kaluarën. Përplasjet e fundit janë të lidhura jo vetëm me shpejtësi të lartë, por edhe me manovra të rrezikshme të shoferëve dhe mungesën e mbrojtjes së korsive.
Aksidenti i djeshëm ngre shqetësime serioze për sigurinë e udhëtarëve dhe pasagjerëve. Ngjarja ka tronditur komunitetin sportive, ndërsa një nga viktimat është shqiptar./Protothema/



