
Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie.
“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal.
Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.
Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, teksa poston edhe videon.
Pas një seance maratonë diskutimesh dhe me 85 vota PRO dhe 9 KUNDËR Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pas mesnate ndryshimet në Kodin Penal, i cili ndër të tjera parashikon edhe burg deri në 1 vit për ata që parkojnë dysh.
