Një vajzë 17-vjeçare në Selanik u rrah nga katër të mitur dhe përfundoi në spital me lëndime në kokë.

Policia deri më tani ka arrestuar një vajzë 16-vjeçare me origjinë shqiptare dhe një 17-vjeçare greke, ndërsa një 17-vjeçare tjetër është identifikuar dhe i katërti i grupit nuk është identifikuar ende, raportojnë mediat vendase.

Sipas Policisë greke, ata e filmuan të gjithë ngjarjen me telefon dhe më pas e publikuan videon në Instagramin e 16-vjeçares.

Punonjësit e një farmacie fqinje që panë ngjarjen ndërhynë dhe thirrën një ambulancë si dhe prindërit e 17-vjeçares, të cilët ngritën padi.

17-vjeçarja, siç u diagnostikua nga mjekët në Spitalin Papanikolaou, ku u transferua, ka lëndime në kokë dhe një rruazë të zhvendosur dhe do të detyrohet të mbajë një jakë për dy ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re