Debatet në Konferencën e Kryetarëve vijuan edhe për Komisionin Parlamentar të Reformës Territoriale.

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po refuzon çdo proces konsensual dhe po përdor dialogun vetëm si fasadë për të justifikuar vendime të njëanshme.

Sipas tij, qëllimi real i shumicës nuk janë qytetarët, por manipulimi i hartës elektorale për interesa politike, duke përsëritur skemën e vitit 2014 që, sipas tij, shkatërroi pushtetin vendor dhe dëmtoi qytetarët.

Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht.

Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët.

Ne nuk kemi bojkotuar mbledhje. Në dy datat që ishin përcaktuar për zhvillimin e saj, anëtarët tanë nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera të mëparshme. Kjo nuk përbën bojkot, por mungesë fizike për arsye objektive dhe të justifikuara”, është shprehur Bardhi.

Nga ana tjetër, lyetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ofroi dhe një mundësi opozitës:

“Mbledhja e radhës së Komisionit të thirret ditën e hënë. Nëse opozita bojkton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seancë do vendosim mekanizmin zhbllokues. Reforma do të bëhet doni apo nuk doni ju”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re