Stuhia Christine, e cila ka goditur Portugalinë ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, ndërsa 450 mijë banesa janë pa energji elektrike, sipas autoriteteve.

Ky numër i ri u konfirmua për AFP nga një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Viktima e pestë, është një 34-vjeçar, i cili ndërroj jetë për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit. Mediat e huaja shkruajnë se ata vdiqën nga rënia e pemëve dhe strukturave metalike, ndërsa një person tjetër u gjet i vdekur në një kantier nga arresti kardiak.

Shumica e familjeve dhe infrastrukturës së prekur janë në departamentin Leiria, ku stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në rrjetin elektrik me rënien e shtyllave dhe linjave të tensionit të lartë, duke ngadalësuar punën e restaurimit, sipas mediave lokale.

Përveç kësaj, trafiku i trenave në shumë linja, duke përfshirë aksin Lisbonë-Porto, ka hasur probleme. Në të njëjtën kohë, shumë shkolla në pjesën qendrore të vendit mbetën të mbyllura për arsye sigurie, siç shpjegohet nga komuna e Castello Branco.

Zjarrfikësit në Leiria u detyruan të ndërhyjnë disa herë këtë mëngjes për t’u marrë me grumbullimin e ujit dhe dëmtimin e çatisë së banesave, për shkak të stuhisë.

Qeveria portugeze e ka përshkruar këtë stuhi si një fenomen ekstrem meteorologjik që shkaktoi dëme të konsiderueshme në shumë zona të vendit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re