
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të vendosur ndaj saj, për ndalim për të dalë jashtë vendit.
Ndërkohë, lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Balluku s’ka ngritur pretendime.
Ndaj Ballukut, e cila njëherësh është edhe deputete dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, SPAK ngriti aktakuzë më 31 tetor 2025, nën dyshimet se ka bërë shkelje gjatë dhënies së tenderëve.
Balluku i ka mohuar akuzat si “hedhje balte, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, duke u shprehur se do të bashkëpunonte plotësisht me drejtësinë.
Ajo ishte pezulluar nga detyrat zyrtare dhe i ishte pamundësuar largimi nga shteti, por vendimi i SPAK-ut për pezullim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit t’ia heqë imunitetin Ballukut dhe të autorizojë arrestimin e saj, vendim për të cilin Komisioni i Mandateve nuk ka dalë ende në një vendim përfundimtar.
