Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar në rrjetet sociale një video nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ku merrte pjesë edhe kreu i PD Sali Berisha, por të cilit i është fikur mikrofoni pas tejkalimit të kohës.

Sipas Ballës, Berisha është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë që vjell vrer pa fund, ndërsa në KiE koha është strikt.

Të njëjtat rregulla, shkruan Balla, do të integrohen dhe në parlamentin tonë.

“Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Nuk po komentoj edhe faktin që ka shkuar atje fshehurazi. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta”, shkruan Balla mbi video.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re